Gavi afër rinovimit me Barcelonën

Futboll

Gavi afër rinovimit me Barcelonën

Më: 4 prill 2022 Në ora: 20:35
Gavi

Talenti i ri, Gavi, raportohet se është afër rinovimit të kontratës me Barcelonës.

Ka pasur një mori spekulimesh rreth të ardhmes së spanjollit, pasi kontrata e tij aktuale skadon më 30 qershor 2023.

Manchester City e Liverpooli raportohet të jenë dy prej klubeve të interesuara për shërbimet e Gavit.

Por, sipas “90min”, dy klubet në fjalë janë informuar se 17-vjeçari do të nënshkruajë kontratë të re dhe afatgjate me Barcelonën.

Gavi gjithashtu thuhet se do të ketë një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurove dhe se ai do të bëhet futbollisti i ri më i paguar në botë.

Gavi ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në 25 paraqitje në La Liga këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat