Trajneri i njohur i Dinamos së Kievit: PSG na pret në Paris

Futboll

Trajneri i njohur i Dinamos së Kievit: PSG na pret në Paris

Më: 6 prill 2022 Në ora: 16:04
Trajneri i njohur i Dinamos së Kievit: PSG na pret në Paris

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka patur një efekt të rëndë në futboll: kampionati kombëtar i Ukrainës është pezulluar dhe skuadrat janë detyruar të lëvizin në vende të sigurta në përpjekje për të ruajtur formën në funksion të një rifillimi, i cili, megjithatë, duket shumë larg. Dinamo e Kievit është vendosur në Rumani pranë Bukureshtit, në atdheun e Mircea Lucescut. I intervistuar nga “Corriere dello Sport”, trajneri rumun shprehu të gjithë shqetësimin e tij për situatën dramatike, duke shpresuar se shumë shpejt situata do t’i rikthehet normalitet.

“Ne bartim nëpër botë tragjedinë e një populli që është sulmuar, por që nuk dorëzohet. Nuk ka ushqim dhe ka frikë për bombat që bien nga qielli, por përfshirja emocionale që mund të japë vetëm futbolli është e rëndësishme. Normaliteti është tani një kujtim i largët, por herët a vonë tmerri i luftës do të zhduket. Ndërkohë, sporti i mban njerëzit së bashku në momentet më të errëta, krijon një lidhje midis atyre jashtë Ukrainës dhe atyre që janë brenda duke luftuar për liri”.

Dinamo e Kievit do të luajë disa miqësore për të mbledhur fonde për popullatën e Ukrainës. Miqësorja me Milanin tashmë është konfirmuar, por Lucescu shpreson të përballet edhe me Romën e José Mourinhos.

“Shpresoj të flasim me njëri-tjetrin dhe të organizojmë një ndeshje në Romë. Të luash në qytetet e mëdha është thelbësore për të tërhequr vëmendjen e kombeve ku shkojmë. Kam marrë gjithashtu disponueshmërinë e PSG-së, që do të na ftojë në Paris, të Barcelonës dhe Guardiolës, që kur të mbarojë Premier League na pret. Po të mundej, do ta organizonte neser, por mes ndeshjeve të kampionatit dhe Championsit, City nuk ka pushim.”

Presidenti ukrainas Zelensky i ka lejuar lojtarët të largohen nga vendi për të qenë në gjendje të punojnë në kuadër të “play off”-it të botërorit, kundër Skocisë.

“Brenda disa javësh, lojtarët e Dinamos dhe Shakhtarit ndoshta do të fillojnë të punojnë së bashku. Sigurisht, megjithatë, Ukraina dëshiron të fitojë të drejtën për të luajtur në Kupën e Botës në fushë, jo me një ftesë nga FIFA. Unë i njoh këta djem, ata e duan punën e tyre dhe vendin e tyre. Ata do të japin më shumë se çfarë kanë brenda për të gëzuar bashkatdhetarët e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat