Trajneri vlerësoi uruguaianin për progresin

Futboll

Trajneri vlerësoi uruguaianin për progresin

Më: 7 prill 2022 Në ora: 11:22
Trajneri vlerësoi uruguaianin për progresin

Gjatë prononcimit të tij para duelit me Eintracht Frankfurtin, në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League-s, Xavi Hernández vlerësoi Ronald Araujon, i cili pas takimit të djeshëm mes Barçës dhe përfaqësuesve të tij është më afër rinovimit të kontratës:

“Për ne është një garanci, që të lumtur që mund të mbështetemi tek ai. Barcelona ka siguruar një qendërmbrojtës tepë cilësor për 10 vjet ose më shumë”.

Trajneri vlerësoi uruguaianin për progresin dhe përfshirjen e tij në ekip.

“Araujo është duke u përmirësuar. Çelësi ka qenë vetë ai. Është shumë i lumtur te Barça dhe unë jam i kënaqur me të. Ronald është një punëtor i palodhur, sakrifikon shumë dhe është një person i madh. Vendimi i tij ka qenë të qëndrojë në Barça dhe mendoj ka të drejtë”.

Siç shpjegoi “El Mundo Deportivo” këtë të mërkurë, Araujo do të nënshkruajë deri në vitin 2026 dhe do të ketë një klauzolë largimi prej 1 miliard euro, ashtu si Ansu Fati dhe Pedri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat