Argjentinasi qëndron në Itali, por jo te Inter

Futboll

Argjentinasi qëndron në Itali, por jo te Inter

Më: 7 prill 2022 Në ora: 15:14
Argjentinasi qëndron në Itali, por jo te Inter

Paulo Dybala është duke zhvilluar ndeshjet e fundit me fanellën e Juventus. Argjentinasi që është bërë pjesë e bardhezinjve prej vitit 2015, vendosi të mos rinovojë kontratën me Zonjën e Vjetër duke qenë se oferta e drejtuesve të klubit italian nuk i “kënaqi portofolin” numrit 10.

Ndërkohë, duke qenë se largohet me parametër zero, disa klube javë vendosur në garë për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit. Në Angli, Tottenham, Newcastle, por edhe Arsenal kanë shprehur dëshirën për ta pasur në organikë lojtarin, por ende nuk ka një lëvizje konkrete, ashtu si edhe në Spanjë me Atletico Madrid që nuk ka bërë hapa para.

Të vetmit me propozim konkret janë drejtuesit e Inter, me Marrotën që njeh mirë cilësitë e Dybala, megjithatë për momentin sulmuesi mbetet i dyzuar për këtë zgjedhje pasi njihet rivaliteti mes Juventus dhe zikaltërve.

Së fundmi, alternativa më e re është Milan, me Dybalan që duket i hapur të dëgjojë propozimin e kuqezinjve. Madje, nëse nuk do të ketë të reja nga klubet jashtë Italisë, atëherë kuqezinjtë kalojnë automatikisht në “pole position” për shërbimet e argjentinasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat