Prishtina fiton përballjen e parë kundër Llapit

Futboll

Prishtina fiton përballjen e parë kundër Llapit

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2022 Në ora: 15:59
Prishtina fiton përballjen e parë kundër Llapit

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër Llapit të Podujevës, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Ndeshje me rivalitet të madh, ndërsa Llapi mposhtet në pesë minutat e fundit.

Në minutën e 36-të, Gledi Mici shënon nga penalltia për Prishtinën.  Në pjesën e dytë, llapjanët barazuan rezultatin (1:1) përmes Arbnor Ramadanit, i cili u tregua i saktë nga penalltia.  Prishtina siguron fitoren në minutën e 84-të,  duke iu falënderuar golit të Endrit Krasniqit.

Prishtina ka krijuar një përparësi për ndeshjen e kthimit, ndërsa fituesin e Kupës, Llapit, e pret sprovë e vështirë në “Zahir Pajaziti”.

Prishtina edhe pse me një lojtar më pak nga pjesa e parë, kur Agim Zeka është ndëshkuar me karton të kuq, pas dy të verdhëve, ia dolën të mposhtin rivalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat