Reali heq dorë nga Pogba

Futboll

Reali heq dorë nga Pogba

Më: 7 prill 2022 Në ora: 16:18
Reali heq dorë nga Pogba

Pol Pogba ka nisur të vlerësojë ofertat, të cilat fatkeqësisht sa vijnë e po zvogëlohen në drejtim të mesfushorit. Francezi, pasi ka vendosur që të largohet nga Mançester Junajtid në fund të sezonit dhe do të jetë një lojtar i lirë për të zgjedhur ekipin e radhës, ka marrë lajmin e keq nga Reali i Madridit.

Spanjollët kanë hequr dorë prej tij, duke u përqendruar te talenti francez i Monakos, Tshuameni, me Pogbanë që duket gjithmonë e më tepër i shtyrë tashmë që të mendojë një rikthim te Juventusi.

Bardhezinjtë, duke parë edhe këmbënguljen e dy sezoneve të fundit ndaj tij, kanë kaluar në “pole position”, duke qenë se, siç konfirmoi ditën e djeshme “TuttoSport”, vetë futbollisti, i kontaktuar direkt nga Leonardo për ta çuar te PSG-ja, ka vendosur që të marrë kohë.

Fakti se nga Torinoja janë gati që t’i plotësojnë edhe kërkesën e tij financiare prej të paktën 10 milionë eurosh në sezon, plus 2 milionë bonuse, Pogba ndoshta mund të ketë një takim personal me trajnerin Alegri dhe presidentin Anjeli në javët e ardhshme për të vendosur përfundimisht për Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat