Aliji: Jam shumë i lumtur për lojën që bëmë dhe fitoren

Futboll

Aliji: Jam shumë i lumtur për lojën që bëmë dhe fitoren

Më: 8 prill 2022 Në ora: 12:19
Aliji: Jam shumë i lumtur për lojën që bëmë dhe fitoren

Reprezentacioni i U17 të Maqedonisë së Veriut ka shënuar fitore bindëse prej 3:0 kundër moshatarëve të tyre nga Mali i Zi, në ndeshjen e zhvilluar sot në kompleksin Petar Milloshevski pranë FFM-së.

Në këtë mënyr Maqedonia U17 ia ktheu rivalitit të tyre për humbjen me të njëjtin rezultat para dy ditësh.

Golat për të rinjtë tanë i shënuan: Gjorgjievski nga penalltia në minutën e tretë, ndërsa në minutën e 58-të dhe 60-të shënuan Aliji dhe Adili.

Pas ndeshjes u shpreh futbollisti i ri Erion Aliji, i cili ishtë ndër më të merituarit për fitoren bindëse ndaj malazezëve të rinj.

“Jam shumë i lumtur për lojën që bëmë dhe fitoren e arritur. Mendoj që edhe unë bëra një ndeshje të mirë. Ishte kënaqësi të jesh mes atyre shokëve me të cilat u njoftova. I falënderoj për mikpritjen të gjithëve”, deklaroi për Open-TV, Erion Aliji, talenti i SV Ried nga Austria, me origjinë nga Kumanova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat