Holandezi vendos dy kushte

Futboll

Holandezi vendos dy kushte

Më: 8 prill 2022 Në ora: 16:19
Holandezi vendos dy kushte

Manchester United duket se e ka zgjedhur trajnerin për sezonin e ardhshëm. Eksperimenti Ralf Rangnick ka dështuar dhe Djajtë e Kuq do t’ia besojnë skuadrën trajnerit të Ajax-it, Erik ten Hag.

Një lajm tjetër i mirë për tifozët e klubit anglez është edhe se trajneri i ri pritet të marrë me vete në Old Trafford disa lojtarë të Ajax-it.

Marrëveshja nuk është arritur akoma, ka bërë të ditur Sky Sports, me Ten Hag që duket s eka kërkuar dy garanci para se të pranojë ofertën e Manchester United.

Një nga këto garanci është një staf që të jetë në një vijë me idenë e tij për futbollin, në mënyrë që ta bëjë më të lehtë punën e tij në Old Traffdord.

Tjetra ka të bëjë me menaxhimin e lojtarëve: modeli i Ajax-it është plotësisht ndryshe në krahasim me atë të Djajve të Kuq dhe ka mundësi që të kërkojë një rinim të ekipit.

Një kërkesë, kjo e dyta, që mund të çojë te lamtumira nga Manchester United të disa kampionëve të rëndësishëm si Cristiano Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat