Arsenali interesohet për Eden Hazard

Futboll

Arsenali interesohet për Eden Hazard

Më: 9 prill 2022 Në ora: 10:15

Arsenali ka shfaqur interesim për lojtarin e Real Madrid, Eden Hazard. 

Lojtari është duke gjetur pak hapësira  te “Los Blancos” dhe me shumë gjasë do të largohet në verë nga madrilienët.

Hazard, që prej ardhjes në “Santiago Bernabeu”, ka vuajtur për të gjetur formën e tij, për shkak të lëndimeve të marra.

Sipas asaj që bën të ditur Foot Mercato, palët do t’i fillojnë negociatat në verë.

Hazard ka kontratë me Real Madridin deri më 30 qershor të vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat