Beson të kualifikimi

Futboll

Beson të kualifikimi

Më: 9 prill 2022 Në ora: 11:46
Julian Nagelsmani

Për në sprintin final drejt titullit! Në gjashtë javë para fundit Bayerni do të përpiqet të ruajë avantazhin prej nëntë pikësh ndaj Borusia Dortmundit deri në fund të sezonit.

Skuadra e Julian Nagelsmanit pret në shtëpi Augsburgun në “Allianz Arena” në ndeshjen e javës së 29-të dhe dëshiron të rikthehet në rrugën e suksesit gjatë javës pasi humbi 1-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions-it ndajVillarealit.

34-vjeçari kritikoi jo pak titullarët që ishin në Spanjë duke thënë se priste më shumë nga ata.

Pse beson të kualifikimi?

"Për shkak se ne do të luajmë në shtëpi, shpresojmë të kemi shumë mbështetje sepse kemi shumë potencial për t’i bërë gjërat më mirë. Vijareali bëri shumë gjëra shumë mirë në ndeshjen e parë duke na neutralizuar në çdo veprim që bënim", tha trajneri i Bayernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat