Presidentja e Federatës angleze i drejtohet me disa fjalë Agim Ademit

Futboll

Presidentja e Federatës angleze i drejtohet me disa fjalë Agim Ademit

Më: 9 prill 2022 Në ora: 12:56
Presidentja e Federatës angleze i drejtohet me disa fjalë Agim Ademit

Urimet për rizgjedhjen  në krye të FFK-së për presidentin Agim Ademi po vazhdojnë të arrijnë nga shumë personalitete të futbollit dhe jo vetëm.

Një mesazh i tillë ka arritur edhe nga presidentja e njërës prej federatave më të fuqishme të futbollit evropian, Federatës së Futbollit të Anglisë, Debbie Hewitt.

“Ishte kënaqësi e vërtetë që të takova në Doha javën e kaluar. Mezi pres që të takohemi sërish në Kongresin e UEFA-s, ku shpresoj se do të mund të ndërtojmë marrëdhënie midis dy federatave tona.

Ndërkohë, në emër të FA, ju uroj përzemërsisht për rizgjedhjen tuaj si President këtë javë”, ka shkruar në letrën e saj presidentja e Federatës angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat