Luajti vetëm një minutë dhe u largua duke qarë

Futboll

Luajti vetëm një minutë dhe u largua duke qarë

Më: 9 prill 2022 Në ora: 14:01
 Luajti vetëm një minutë dhe u largua duke qarë

Luajti vetëm një minutë dhe u largua, lojtari i Borusias së Dortmundit lë fushën duke qarë!

Një mbrëmje aspak e bukur ishte ajo e djeshmja për Rejnën. Lojtari i Borusias së Dortmundit detyrohet të largohet nga fusha e lojës pasi kishte kaluar vetëm një minutë që nga nisja e takimit.

Futbollisti i verdhezinjve pësoi një tërheqje muskulare, e cila ia bëri të pamundur vazhdimin e ndeshjes.

Trajneri vendos ta zëvendësojë, ndërsa Rejna i drejtohet tunelit për në dhomën e zhveshjes me lot në sy. Lojtarët e tjerë mundohen ta ngushëllojnë për ta bërë të ndihet më mirë pas këtij momenti të vështirë.

Gjithashtu tifozët vendas të Shtutgartit e kanë duartrokitur gjatë çastit kur u largua nga loja për t’i treguar mbështetjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat