Rikthimi te fitoret

Futboll

Rikthimi te fitoret

Më: 10 prill 2022 Në ora: 11:55
Inzaghi

Interi arriti një fitore tepër të rëndësishme pasditen e djeshme në stadiumin “Giuseppe Meazza” ndaj Veronës me rezultatin 2-0, me golat e Nikolo Barelës dhe Edin Xhekos.

Pas këtij triumfi në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri I zikaltërve, Simone Inzagi, i cili ka komentuar këtë sukses:

“Mendoj se kemi fituar një ndeshje të rëndësishme të dielën e kaluar në Torino ndaj Juventusit nga ku na dha besim.

Të gjitha skuadrat kryesore patën probleme, humbën disa pikë dhe disa lojtarë të rëndësishëm. Jam i lumtur për ndeshjen që bëmë me Veronën.

U përballëm me një kundërshtar që së bashku me Lacion, dhe Interin ajo ka sulmin më të mirë në Serinë A", tha Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat