Bayern Munih hasi probleme në derbin ndaj Augsburgut

Futboll

Bayern Munih hasi probleme në derbin ndaj Augsburgut

Më: 10 prill 2022 Në ora: 12:29
Nagelsmann

Bayern Munih hasi probleme në derbin ndaj Augsburgut, por një penallti e Robert Lewandowskit 10 minuta përpara fundit i dhuroi fitoren minimale skuadrës bavareze.

Loja, njësoj si në mesjavë ndaj Villareal në Champions League, nuk ishte aspak e mirë. Gjithsesi, trajneri Julian Nagelsmann i gëzohet fitores, që e ka dërguar Bayernin kryesues në 9 pikë mbi Dormtundin.

“Në këtë pikë të sezonit nuk duhet të shkëlqesh, duhet të fitosh. E kishim detyrim fitoren ndaj Augsburgut. Kryem zëvendësime të shkëlqyera, Sabitzer dhe Coman u futën në fushë me guxim të madh dhe na ndihmuan të fitonim ndeshjen.

Sabitzer, në veçanti, zhvilloi një ndeshje shumë të mirë. Sane? Leroy më pëlqen shumë, si lojtar dhe si njeri. Të gjithë e dinë se ai ka cilësi të pabesueshme. Ai është autokritik dhe e ka të qartë se nuk ka luajtur shumë mirë në ndeshjet e fundit.

Shkaku i rënies së formës? Nuk e di me saktësi pse ka ndodhur… Ai ka pasur ulje-ngritje gjatë karrierës së tij, por ka mbështetjen time të plotë”, deklaroi trajneri 34-vjeçar i rekordmenëve të futbollit gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat