Anësori francez kërkohet nga top-klubet evropiane

Futboll

Anësori francez kërkohet nga top-klubet evropiane

Më: 10 prill 2022 Në ora: 14:05
Anësori francez kërkohet nga top-klubet evropiane

La Liga tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare të sezonit. Disa skuadra tashmë janë duke punuar për të ardhmen e klubit.

Njëra ndër ekipet që po mendon për sezonin e ardhshëm është edhe Barcelona.

Sipas mediave spanjolle, katalonasit po punojnë në drejtim që të zgjasin marrëveshjet me disa nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Xavit.

‘Blaugranat’ po kërkojnë që të lidhin kontrata afatgjatë me dy super-talentët, Gavi dhe Ronald Araujo, pa ‘harruar’ edhe Sergi Robero të cilit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni.

Ndërkohë, thuhet se ende është në dyshim e ardhmja Ousmane Dembele, i cili ende nuk ka rinovuar kontratën e re.

Anësori francez kërkohet nga top-klubet evropiane përfshirë Manchester Unitedin dhe PSG-n.

Barça ende është në garë për trofeun e La Ligës dhe Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat