Lazio demolon Genoa-n, Strakosha titullar e Hysaj zëvendësues 

Futboll

Lazio demolon Genoa-n, Strakosha titullar e Hysaj zëvendësues 

Nga: K.G. Më: 10 prill 2022 Në ora: 14:22
Lazio demolon Genoa-n, Strakosha titullar e Hysaj zëvendësues 

Lazio pa ndonjë problem e ka demoluar me rezultat 4:1 Genoa-n, në takimin e javës së 32-të të Serie A në futboll. 

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, u paraqit standard, duke bërë paraqitje të mirë për Lazion. 

Immobile shënoi het-trik dhe ishte i pamëshirshëm për vendasit.

Elseid Hysaj u paraqit nga minuta e 83-të për Lazion. 

Për Lazion shënuan Marushiq (31'), Immobile (45+1, 63' e 76') dhe për Genoan shënoi Patric (68'). 

Lazio është në vend të pestë me 55 pikë e Genoa e 19-ta me 22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat