​Lansohet platforma “FIFA +” në të cilën do të transmetohen ndeshjet pa pagesë

Futboll

​Lansohet platforma “FIFA +” në të cilën do të transmetohen ndeshjet pa pagesë

Më: 12 prill 2022 Në ora: 14:53
Presidenti i FIFA-së Giovanni Infantino

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë FIFA ka njoftuar lindjen e “FIFA+”, platformës së parë argëtuese dixhitale të futbollit në botë. Falë kësaj iniciative të organizatës më të madhe të futbollit, tifozët do të mund të ndjekin drejtpërdrejt ndeshjet e ligave kombëtare nga e gjithë bota pa pagesë dhe të kenë akçes në statistika dhe përmbajtje ekskluzive.

Presidenti i FIFA-së Giovanni Infantino tha për këtë platformë se është hapi i parë drejtë demokratizimit të futbollit, përcjellë KosovaPress.

"FIFA + është hapi tjetër në realizimin e vizionit tonë për ta bërë futbollin vërtetë global dhe gjithëpërfshirës, dhe është baza e misionit kryesor të FIFA-s për përhapjen dhe zhvillimin e futbollit. globalisht. Ky projekt përfaqëson një ndryshim kulturor në mënyrën se si lloje të ndryshme tifozësh të futbollit duan të eksplorojnë dhe lidhen me futbollin botëror dhe ka qenë një pjesë kyçe e vizionit tim për periudhën 2020-2023. Ai do të përshpejtojë demokratizimin e futbollit dhe ne jemi të lumtur ta ndajmë këtë projekt me fansat”, theksoi Infantino.

Nëpërmjet kësaj platforme të re dixhitale, të disponueshme sot, tifozët në mbarë botën do të kenë akçes në mbi 29,000 ndeshje futbolli për meshkuj dhe më shumë se 11,000 ndeshje futbolli për femra, me një total prej mbi 40,000 ndeshjesh. Ndeshjet e transmetuara do të jenë ato të kampionateve të gjashtë konfederatave. Përveç këtyre, një arkiv do të jetë gjithashtu i disponueshëm me të gjitha ndeshjet e filmuara ndonjëherë nga të gjitha Kupat e Botës për meshkuj dhe femra që datojnë në vitet 1950.

Përveç kësaj përmbajtjeje, do të ketë edhe lajme të përditshme nga futbolli, lojëra interaktive, kuize, gara fantazie dhe parashikime. Po ashtu, në këtë platformë do të ngarkohen gjithashtu përmbajtje ekskluzive dokumentare që tregojnë një gamë të gjerë historish, nga realitetet e vogla lokale te ekipet kombëtare dhe heronjtë e futbollit të djeshëm dhe të sotëm, të vendosura në më shumë se 40 vende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat