Alves: Messi duhet të kthehet në Barcelonë

Futboll

Alves: Messi duhet të kthehet në Barcelonë

Më: 12 prill 2022 Në ora: 17:26
Alves: Messi duhet të kthehet në Barcelonë

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves këmbëngul se Lionel Messi duhet të rikthehet në Barcelonë për ta hedhur “vallen e fundit”.

Shtatë herë fitues i Topit të Artë u largua në verën e 2021-tës, pas disa vështirësive financiare, duke i’u bashkuar Paris-Saint Germainit.

Gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ishte planifikuar për Messin në Francë, me fishkëllima të drejtuara në drejtim të tij nga mbështetësit e pakënaqur dhe Alves i ka bërë thirrje edhe një herë ish-bashkëlojtarit të tij që të ribashkohet me të në Spanjë për një goditje të fundit në “Camp Nou”.

Alves tha për “Sport” kur u pyet nëse do të dëshironte të kishte ikonën argjentinase, Messin pranë tij: “Nuk e di se çfarë mendon apo dëshiron të bëjë.

“Ai mund të kthehet për një vit të vogël me mua për një 'valle të fundit'. Pse jo?

“Nuk ka askund më të mirë se këtu. Nuk mund të jemi më mirë se te Barça. Ai u largua dhe provoi përvojën. Është koha të kthehet në shtëpi nëse dëshiron”, përfundoi braziliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat