Fundi i ndeshjes më të çuditshme në histori!

Futboll

Fundi i ndeshjes më të çuditshme në histori!

Më: 13 prill 2022 Në ora: 12:13
Fundi i ndeshjes më të çuditshme në histori!

Ndeshja e kampionatit argjentinas ndërmjet Hurracan dhe Barracas Central përfundoi me shifrat 1-2. Drama e vërtetë u pa në këtë duel, ku gjyqtari ishte protagonist dhe VAR-i e përcaktoi në masë të madhe fituesin.

Fundi i ndeshjes në Buenos Aires ishte krejtësisht atipike, me një përmbysje të situatës që rrallë shihet në fushën e futbollit.

Në minutën e 88-të Huracan pati një kundërsulm me rezultatin 1:1 dhe shënoi gol për 2:1. Vendasit festuan, por jo për shumë kohë.

VAR-i shumë shpejt zbuloi se portieri i vendasve ishte larguar më parë nga zona e tij në fillim të kundërsulmit, për këtë arsye arbitri, me konsultime nga dhoma e VAR-it, akordoi një goditje dënimi për Barracas.

Ivan Tapia “mashtroi” murin e Hurracan me një goditje të shkëlqyer dhe dërgoi topin në rrjetën e vendasve.

Një situatë kjo me VAR që amerikano-jugorët na e sjellin si shembull emocionues dhe kurrsesi nuk do përsëritej në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat