Messi me shokë do të luajnë me shkrimin “GOAT” në fanellë

Futboll

Messi me shokë do të luajnë me shkrimin “GOAT” në fanellë

Më: 14 prill 2022 Në ora: 12:55
Messi me shokë do të luajnë me shkrimin “GOAT” në fanellë

Lionel Messi do të luajë me fjalët “GOAT” në mëngën e tij në fanellë, njëjtë si pjesa tjetër e ekipit të Paris Saint-Germainit.

Klubi francez e ka zyrtarizuar marrëveshjen disavjeçare me partnerin për një platformë të gjeneratës së re të “lifestyle”.

“GOAT” do të jetë partner zyrtar i PSG-së deri në fund të këtij sezoni, ndërsa nga 1 korriku, emri i këitj brendi do të jetë prezentë në fanellat e klubit parisien, si në fanellat e ngrohjes dhe në ato të lojës.

Platforma online, e cila ofron veshje dhe aksesorë luksozë, i ka 30 milionë anëtarë përreth globit dhe tash do të përfitojë edhe më shumë nga ekspozimi pas marrëveshjes me gjigantin e Ligue 1.

Sipas mediumit francez “L’Equipe”, klubi francez do t’i përfitojë 50 milionë euro nga kjo marrëveshje trevjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat