Manaj për mediat italiane: Te Interi kujtime të mrekullueshme,

Futboll

Manaj për mediat italiane: Te Interi kujtime të mrekullueshme,

Më: 15 prill 2022 Në ora: 12:05
Manaj për mediat italiane: Te Interi kujtime të mrekullueshme,

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj ka folur gjatë një interviste me “Secolo XIX”, në vigjilje të sfidës së sotme me Interin, duke thënë se me zikaltërit ka kujtime të bukura dhe se dëshiron vetëm që Specia të qëndrojë në Serinë A:

Interi – “Me Mançinin luajta 7 ose 8 ndeshje, ishte një moment shumë i rëndësishëm për mua, hera ime e parë në Serinë A. Ishte një ëndërr që kur isha fëmijë, mund të kem vetëm kujtime të mrekullueshme nga ajo eksperiencë me Interin.”

Miqtë e mirë te Interi – “Në veçanti me Brozoviç dhe Perisiç, por unë kam ende marrëdhënie të mira me të gjithë. Te të rinjtë e Interit kur fituam Kupën e Italisë mbaj mend Federiko Dimarkon.”

Golat – “Një nga golat e mi më të mirë, në finalen kundër Juventusit e shënova pas driblimit 4 ose 5 kundërshtarëve.”

Kërkesa për skuadrën – “Shpresoj që të vijnë më shumë topa të mirë nga mesfusha. Sot gjëja më e rëndësishme për të kërkuar është siguria matematikore për të na shpëtuar. Dhe kush e di, ndoshta mund t’i shënoj skuadrës me të cilën debutova në Serinë A në futbollin e madh.”, përfundoi Rei Manaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat