Grealish: Vetëm në atë moment kam patur frikë

Futboll

Grealish: Vetëm në atë moment kam patur frikë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 13:20
Grealish: Vetëm në atë moment kam patur frikë

Jack Grealish ka dhënë një intervistë interesante për BBC. Futbollisti i Manchester City, i blerë për 100 milionë nga Aston Villa, është rrëfyer në 360 gradë, duke zbuluar edhe një anekdotë në lidhje me hapat e parë në Manchester.

GOLA DHE ASISTE – “Shifrat e mia mes golave dhe asisteve? Shi koj, kemi analizuar shumë gjëra me trajnerin dhe stafin e Manchester City. Dhe ajo që më kërkojnë nuk ka të bëjë vetëm me shifrat, por edhe me krijimin e rasteve. Është e bukur të shënosh, por më pëlqen më shumë të bëjë asiste”, ka thënë Grealish.

“Ndoshta duhet të jem më egoist. Në stërvitje godas portën dhe shënoj, edhe shokët e skuadrës më thonë ta bëj më shumë. Po, duhet të jem më egoist, por është më e fortë se unë: nëse shikoj një shok në pozicion më të mirë, ia pasoj”.

PRESIONE – Dhe duke folur për shokët skuadrës, Grealish ka rrëfyer edhe një anekdotë të veçantë në lidhje me stërvitjen e parë të bërë me Manchester City-n, pas transferimit të bujshëm për 100 milionë nga Aston Villa:

“Nuk e kam patur kurrë problem presionin. Kam thënë gjithmonë se është një nder ta kesh në këto nivele. Megjithatë, duhet të them se herën që e kam ndier shumë ka qenë në stërvitjen e parë, kur duhej të përballesha me shokët e ri të skuadrës.

“Kam shkuar te City për 100 milionë. Po sikur të gaboja një pasim? Çfarë do të kishin menduar për mua? 100 milionë për një lojtar që nuk di të pasojë?. Pas atij momenti nuk e kam ndier më peshën e çmimit të kartonit tim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat