Çifti Beqiri mahnit me referim në arenën ndërkombëtare 

Futboll

Çifti Beqiri mahnit me referim në arenën ndërkombëtare 

Nga: K.G. Më: 15 prill 2022 Në ora: 16:56
Çifti Beqiri mahnit me referim në arenën ndërkombëtare 

Kosova po krijon gjithnjë e më shumë çifte të gjyqtarëve në hendboll për arenën ndërkombëtare.

Dy emra të rinj që po mahnitin me referim janë edhe Edmond Beqiri e Edonis Beqiri.

Ata me sukses referuan në Pragë të Çekisë, në garën e të rinjve EHF 2022, që u organizua nga Federata e Hendbollit Evropian.  

Image

“Nje hap i madh e i suksesshëm, me paraqitje të shkëlqyer në gjykimin e ndeshjeve.

Krenar sa malet”, shkruan Eshref  Beqiri, gjyqtar ndërkombëtar.

Kosova tani ka edhe një çift të gjyqtarëve, për të cilët do të dëgjohet shumë në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat