Lojtari i Milanit do t`i bashkohet Lazios

Futboll

Lojtari i Milanit do t`i bashkohet Lazios

Më: 15 prill 2022 Në ora: 23:27
Alessio Romangoli

Alessio Romangoli do t`i bashkohet skuadrës italiane, Lazio.

Romagnoli ka kontratë me Milanin deri në fund të sezonit dhe një marrëveshje mes ekipit e lojtarit për rinovim nuk pritet të ndodh.

Siç raporton ‘Calciomercato’, italiani do t`i bashkohet Lazios në fund të sezonit.

Ai do të kalojë në ‘Stadio Olimpico’, si një transferim i lirë kur t`i skadojë kontrata me Milanin.

Sipas mediave italiane, thuhet se 27 vjeçari ka rënë dakord për një marrëveshje pesëveçare, me vlerë 3 milionë euro me Lazion.

Romagnoli këtë sezon me Milanin ka vetëm 18 paraqitje në Seria A, ku ka gjetur rrjetën vetëm një herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat