Topalli në formë në kampionatin turk

Futboll

Topalli në formë në kampionatin turk

Më: 16 prill 2022 Në ora: 10:59
Topalli në formë në kampionatin turk

Jetmir Topalli ka vazhduar me formën shumë të mirë në futbollin turk.

Sulmuesi nga Kosova ka gjetur golin edhe këtë javë, në fitoren shumë të rëndësishme të skuadrës së tij Istanbulspor 3-1 ndaj Bursaspor.

Ish-anëtari i Ballkanit ka shënuar golin e tretë në këtë sfidë në minutën e 96-të.

Topalli e nisi ndeshjen nga minuta e parë, derisa në këtë takim luajtën edhe dyshja shqiptare Valon E’themi dhe Eduardo Rroca.

Mesfushori nga Maqedonia e Veriut shënoi golin e dytë, derisa shqiptari Eduardo Rroca humbi penalltinë në pjesën e parë.

Istanbulspori me këtë fitore zë vendin e katërt në Ligën e Parë të Turqisë me 54 pikë, gjashtë më pak se lideri Ankargucu.

Nga ana tjetër për Topallin goli i sotëm ishte i nënti këtë edicion, ku ka edhe katër asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat