Shkupi fiton në Manastir, çështje kohe titulli

Futboll

Shkupi fiton në Manastir, çështje kohe titulli

Nga: K.G. Më: 16 prill 2022 Në ora: 18:53
Shkupi fiton në Manastir, çështje kohe titulli

Shkupi është shumë pranë titullit të kampionit në Maqedoninë e Veriut në futboll.

Shkupjanët shënuan fitore në Manastir, me rezultat 1:0 ndaj Pelisterit, në takimin e javës së 28-të. 

Kreator i fitores për skuadrën nga Çairi është futbollisti Omar Imer i cili shënoi në minutën e 65-të, vetëm pak çaste pasi hyri në lojë, falë asistimit të Alvarez.

Shkupi kryeson me 68 pikë, ka 15 më shumë se Makedonija GP në pozitën e dytë dhe Pelisteri është në fund me 10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat