Imeri: Jam i lumtur që shënova

Futboll

Imeri: Jam i lumtur që shënova

Më: 16 prill 2022 Në ora: 19:47
Imeri: Jam i lumtur që shënova

Shkupi fluturuam lartë në qytetin e Manastirit, duke fituar kundër Pelisterit në javën e 28-të të Kampionatt të Maqedonisë së Veriut-së me rezultat minimal 0:1, për të qëndruar lider në tabelë dhe për t’iu afruar edhe më shumë qëllimit, titullit kampion.

Që nga fillimi i lojës, kishim shumë mundësi për të shënuar por pjesa e parë u mbyll 0:0.

Në pjesën e dytë pas disa zëvendësimeve, në minutën e 65-të, arritëm deri tek goli i parë dhe i fundit për këtë ndeshje, me autor Omar Imerin, i cili pas ndeshjes tha se kjo fitore nuk ishte e lehtë.

“Sigurisht nuk ishte një ndeshje e lehtë pasi që ata arritën të mbrohen mirë gjatë gjithë kohës, por ne ishim të fokusuar dhe luftuam deri në fund. Ishte një fitore që e merituam, jam i lumtur për golin që shënova, jam i lumtur që fituam dhe jam shumë i lumtur që erdhi dita të festojmë”, tha Imeri.

Kjo është fitorja e 21-të për skuadrën tonë dhe mbetemi në vendin e parë në tabelë me 68 pikë të grumbulluara.
Jemi një hap larg titullit kampion dhe ndeshja e radhës për Shkupin, është kundër Renovës, më 23.04.2022, në Stadiumin e Çairit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat