I ka shënuar Shqipërisë 3 herë, ndahet nga jeta legjenda e Kombëtares gjermane

Futboll

I ka shënuar Shqipërisë 3 herë, ndahet nga jeta legjenda e Kombëtares gjermane

Më: 17 prill 2022 Në ora: 18:29
Joachim Streich

Futbollisti i njohur gjerman, Joachim Streich, është ndarë nga jeta në moshën 71 vjeçare.  

Sulmuesi, i cili mbahet mend si më i miri në historinë e Gjermanisë Lindore, ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundjeje që e kishte munduar prej kohësh. 

Ish-klubi i tij, Magdeburg, ka ndarë lajmin e trishtë.

Streich ka regjistruar me fanellën e tyre plot 223 gola në 321 ndeshje në vitet 1975-1985. E ndërsa me gjermanët ai gjeti plot 55 herë rrugën e rrjetës në 102 ndeshje të zhvilluar. Sulmuesi në fjalë, ka arritur të fitojë edhe medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike "Mynih 1972". 

Joachim Streich mbahet mend po ashtu nga tifozët shqiptrë, pasi arriti të shënonte plot 3 gola përballë Kombëtares Shqiptare në kualifikueset e Kupës së Botës në vitin 1973, ku në ndeshjen e parë në Magdeburg realizoi një gol në fitoren 2-0 të Republikës Demokratike të Gjermanisë, e ndërsa në Tiranë 2 herë të tjera në fitoren 1-4 për gjermanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat