Allegri nuk dëshiron të humb vendin e katërt – kërkon nga lojtarët përqëndrim maksimal

Futboll

Allegri nuk dëshiron të humb vendin e katërt – kërkon nga lojtarët përqëndrim maksimal

Më: 18 prill 2022 Në ora: 16:06
Allegri nuk dëshiron të humb vendin e katërt – kërkon nga lojtarët përqëndrim maksimal

Massimiliano Allegri pati një takim të qetë me skuadrën e tij të Juventusit pas barazimit me Bolonja, duke kërkuar që ata të sigurojnë vendin e 4-të në tabelën e Serie A.

“Zonja e Vjetër” mezi mori një pikë në barazimin 1-1 me Bolognan të shtunën, me serbin Dusan Vlahovic që shënoi golin e barazimit në minutën e 95-të.

Tifozët u tërbuan pas bilbilit të plotë dhe shumë kërkuan që Allegri të zëvendësohej gjatë verës.

Siç raportohet nga Calciomercato.com, Allegri ka zhvilluar një bisedë shumë të qetë me skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes dhe pa e ngritur zërin ka analizuar gabimet e bëra në lojë dhe nevojën për të qëndruar i fokusuar në ndeshjet e mbetura të sezonit.

Trajneri i Juventusit nuk dëshiron të humbasë vendin e 4-të në tabelën e ligës dhe kështu dëshiron që ekipi i tij të qëndrojë i qetë dhe i motivuar deri në fund të sezonit. Ndeshjet e mbetura të Bianconerëve janë kundër Sassuolo, Venezia, Genoa, Lazio dhe Fiorentina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat