Kjo është stema që në vitin e kaluar nevrikosi serbët, duke sulmuar keq Agim Ademin

Futboll

Kjo është stema që në vitin e kaluar nevrikosi serbët, duke sulmuar keq Agim Ademin

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2022 Në ora: 19:23
Agim Ademi

Para një viti u prezantua stema e re e Federatës së Futbollit të Kosovës, stemë më shumë domethënie, që serbët i pati nevrikosur keq në vitin e kaluar, saqë përdorën propagandën e fëlliqur të tyre kundër Kosovës.

Pothuajse të gjitha mediat serbe u hodhën në ofensivë ndaj stemës së re të FFK-së. 

Media serbe llomotitën ashtu siç dijnë ato, të gënjejnë me stilin e tyre kundër shtetit të Kosovës, FFK-së dhe Agim Ademit.

Image

Kjo stemë që u prezantua në vitin e kaluar, padyshim se i dha edhe një kuptim tjetër futbollit tonë dhe një stemë aq e bukur për sy dhe që tregon çdo detaj të Dardanisë.

“A do të reagojë dikush nga FIFA dhe UEFA ndaj stemës së pestë të Federatës së Futbollit të së ashtuquajturës Kosovë?

Drejtuesit e futbollit vendosën një labirint dardan në versionin e fundit të stemës dhe kështu filluan një falsifikim të pacipë të historisë.

Nuk është lajm që ata gjithmonë janë përpjekur të provojnë autoktoninë e tyre në këtë zonë, të pretendojnë se ata janë pasardhës të Ilirëve dhe tani ata kanë përvetësuar labirintin dardan.

Është një simbol i njerëzve të lashtë të cilët, sipas legjendës, njihen më shumë si themeluesi i Trojës”, kështu kishte shkarravitur “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat