Sezonin e ri pritet dyfishimi i ekipeve pjesëmarrëse

Futboll

Sezonin e ri pritet dyfishimi i ekipeve pjesëmarrëse

Më: 20 prill 2022 Në ora: 12:04
Sezonin e ri pritet dyfishimi i ekipeve pjesëmarrëse

Kampionati Kombëtar i Futsallës i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ka nisur që prej 17 marsit dhe në këtë edicion të parë që pas ndërprerjes për shkak të pandemisë Covid-19 marrin pjesë 4 skuadra. Më konkretisht ekipet janë Tirana Futsall, Diamant Futsall, Elbasani Futsall dhe Flamurtari Futsall.

Por ajo që vihet re është rritja e interesit për skuadrat e tjera që duan të bëhen pjesë e këtij kampionati në sezonin e ardhshëm, por edhe futbollistëve të rinj që po afrohen në këtë turne. Pritet që në sezonin e ri, që këtë herë do të nisë në muajin shtator, të ketë rreth 10 skuadra pjesëmarrëse që do të garojnë për të fituar titullin e që siguron një biletë për në turneun Champions League në futsall. Shumë skuadra po planifikojnë që të krijojnë grupin e duhur të lojtarëve për t’u regjistruar në sezonin e ri të këtij kampionati.

Gjithashtu në katër javët e para të këtij kampionati është vënë re edhe një rritje e futbollistëve të rinj, që duan të bëhen pjesë e futbollit të sallës. Sa i përket garës në këto javë të para vihet re një formë shumë e mirë e Tiranës që ka fituar të gjithë ndeshjet, ndërkohë që në vendin e dytë renditet skuadra nga Durrësi e Diamantit, që ka marrë dy fitore dhe një barazim në katër ndeshje. Më pas vijnë Flamurtari dhe Elbasani në renditje.

Ky kampionat do të zhvillohet për 6 javë me radhë, me ndeshjet që do të luhen me sistem vajtje-ardhje e do të vijojë më pas me fazën e play-off-it, për të përcaktuar edhe fituesin e parë të këtij kampionati, që do të ketë mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në UEFA Champions League Futsal.

Çdo skuadër do të ketë në dispozicion 22 lojtarë, teksa në fushë do të zbresin 5 lojtarë. Në këtë kampionat, të gjithë pjesëmarrësit do të jenë shqiptare dhe nuk do të marrin pjesë lojtarë të huaj.

Kalendari dhe rezultatet e Kampionatit Kombëtar të Futsallës

Java e parë

Flamurtari FC – Tirana / Futsal                   1-3

Elbasani Futsal – Diamant Futsal               5-10

Java e dytë

Flamurtari FC – Elbasani Futsal                   10-5

Tirana / Futsal – Diamant Futsal                4-2

Java e tretë

Elbasani Futsal – Tirana / Futsal                 4-15

Diamant Futsal – FLAMURTARI                   4-4

Java e katërt

Tirana / Futsal – FLAMURTARI FC             3-1

Diamant Futsal – Elbasani Futsal                7-3

Java e pestë

Elbasani Futsal – FLAMURTARI FC              Elbasan

Diamant Futsal – Tirana / Futsal                Durrës

Java e gjashtë

Tirana / Futsal – Elbasani Futsal                 Tiranë

FLAMURTARI FC – Diamant Futsal             Vlorë

Renditja

Tirana / Futsal               4            4            0              0               25-8                    12

Diamant Futsal              4            2            1               1                23-16                  7

FLAMURTARI FC         4            1            1               2               16-15                    4

Elbasani Futsal              4            0            0              4               17-42                   0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat