Gashi i jep fund karrierës si futbollist

Futboll

Gashi i jep fund karrierës si futbollist

Më: 20 prill 2022 Në ora: 12:48
Gashi i jep fund karrierës si futbollist

Ish-sulmuesi i Besës, Feronikelit, Drenicës dhe disa skuadrave tjera, Egzon Gashi është tërhequr nga futbolli aktiv.

Lajmin e ka konfirmuar vet Gashi përmes një statusi në rrjetin social, Facebook.

Egzoni i cili filloi karrierën prej futbollisti në moshën 17 vjeçare ka falenderuar familjen si dhe bashkëlojtarët.

Ai poashtu ka falenderuar edhe trajnerët si; Byblyl Sokolin, Ismet Munishin, Gani Sejdiun, etj.

Gashi u shpall kampion me Besën dhe Feronikelin, teksa me klubin e Vllaznimit ai ishte golashënues i sezonës në Ligën e Parë me gjithsej 20 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat