Në Tetovë përkujtohet ndeshja e parë e Kombëtares së Kosovës

Futboll

Në Tetovë përkujtohet ndeshja e parë e Kombëtares së Kosovës

Nga: Shaban Sinani Më: 20 prill 2022 Në ora: 22:09
Në Tetovë përkujtohet ndeshja e parë e Kombëtares së Kosovës

Një delegacion i Federatës së Futbollit të Kosovës qëndruan në  Tetovë. Qëllimi I takimit me drejtuesit e KF Shkëndija, mes tjerash ka qenë edhe përkujtimi i ndeshjes së parë të përfaqësueses së Kosovës, që është zhvilluar në Tetovë. Më 4 Maj 1992 në Tetovë u përballen skuadra e Shkëndijës dhe Kombëtarja e Kosovës.

Ka qenë kjo një festë futbolli në Tetovë por edhe për gjithë trojet mbarëshqiptare. Përfaqësues të Shkëndijës dhe përfaqësueses së Kosovës me nismë që kjo datë të shënohet me një ndeshje përkujtimore në futboll.

Artim shaqiri – drejtor sportiv i KF shkëndija, tha: “Emocionet i patë vetë se çka do të thotë kjo  datë për futbollin e Kosovës, por mos ta harrojmë edhe klubin e Shkëndijës e cila mori përgjegjësi në atë situatë  shumë të vështirë, mori përgjegjësësi dhe I doli në krahë Federatës së Kosovës që të zhvillon ndeshjen e parë”
 
Gafur kabashi – nënkryetar i FFK-së, tha: “Qëllimi im dhe I kryesisë tonë ka qenë që patjetër të mundohemi të kontaktojmë me Shkëndijën duke e ditur që keni qenë në pozitë të vështirë në momentet qysh ka qenë në  Maqedoni. Ju keni ekzistuar me kualitetin, me trimërinë, me lojën e juve krejtë”

Habil Bexheti – ish kryetar i KF Shkëndija, tha:  “Jam pak me emocione sepse i përkujtojmë gjërat që kanë ndodhur para 30 vjetësh. Në atë kohë situata në Kosovë edhe këtu në Maqedoni  për ne shqiptarët  nuk ka qenë e volitshme. Dhe që të organizohet një ndeshje tillë është dashtë që të bëjmë sakrifica si reprezentacioni I Kosovës , poashtu edhe ne si Shkëndijë këtu në Tetovë”

Delegacioni nga Kosova me ketë raste ndau mirënjohje për drejtuesit aktual të Shkëndijës dhe për udhëhëqësit e klubit pas rithemelimit ne vitin 1991 për Habil Bexhetin, Nexhbedin Sinanin, Murat Ahmetin, Rametulla Baftjarin, Ibraim Murat Kabashi dhe Irfan Xhelilin.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat