Soler, befasi e Barcelonës

Futboll

Soler, befasi e Barcelonës

Më: 21 prill 2022 Në ora: 18:04
Soler, befasi e Barcelonës

Barcelona është duke u përgatitur për afatin kalimtar të verës.

Katalonasit sipas “Sport” janë duke përgatitur një ofertë joshëse për mesfushorin e Valencias, Carlos Soler.

Soler, i cili po bën një sezon të madh me skuadrën nga “Mestalla” këtë edicion të garave, duket se gjatë kësaj verë, do të bëhet me klub të ri.

“Soler mund të jetë një nga surprizat e mëdha të Barcelonës në tregun e transferimeve të kësaj verë”, shkruan ‘Sport’.

Blaugranët janë të vëmendshëm për të ardhmen e mesfushorit të Valencias, duke e konsideruar atë pjesë të përshtatshme për sistemin e lojës që aplikon trajneri Xavi Hernandez.

Ideja e ‘Blaugranave’ është që të firmos me Soler-in në muajin qershor, ose duhet pritur verën e ardhshëm, atëherë kur lojtarit i skadon kontrata me Valencian.

Krahas Soler-it, Barça thuhet se është i interesuar edhe për mbrojtësin e mjaftë të Valencias, Jose Luis Gaya.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat