Fitorja emocionale e Lamallarit në Manastir

Futboll

Fitorja emocionale e Lamallarit në Manastir

Më: 21 prill 2022 Në ora: 18:23
Fitorja emocionale e Lamallarit në Manastir

Pas triumfit prej 1:0 kundër Pelisterit në Manastir, në gjysmëfinale të kupës së Maqedonisë, futbollisti Arsim Lamallari ka komentuar ndeshjen dhe plasmanin në finale.

“Ishte një superndeshje. Të them të drejtën kemi besuar se do të fitojmë në Manastir, pasi kemi qenë të përgatitur mirë. Ishte një fitore me plotë emocione. Për mua kjo do të jetë finalja e parë, ku me ndihmën e Zotit realizoava ëndrrën time”, u shpreh Arsim Lamallari.

Sileksi për herë të dytë radhazi do të luaj në finale të kupës.
Sipas tij, Makedonija GJP është favorit, por thekson se edhe Sileksi është ekip me përvojë dhe se do të luajnë për fitore.

“Në finale e pres një lojë të fortë. Përballë do të kemi një kundërshtar tepër të mirë, me shumë lojtarë të mirë dhe me trajner të mirë. Edhe filozofinë e lojës e kanë të mirë.

Favorit normal është Makedonija GJP, sepse janë në ligë të parë dhe janë në përparësi, por edhe ne jemi ekip me përvoj dhe shkojmë vetëm për fitore”, përfundoi bisedën për Open-TV, 27-vjecari Lamallari, njëri nga lojtarët më të mirë të Sileksit.

Finalja e kupës së Maqedonisë, Sileks-Makedonija GJP do të luhet me 20 maj në Arenën Nacionale “Todor Proeski” në Shkup.

Kujtojmë se, Sileksi gjatë këtij sezoni të Ligës së dytë-Perëndim ka treguar paraqitje të shkëlqyeshme, ku është para rikthimit në elitën e futbollit vendor..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat