Pogba humbet sezonin

Futboll

Pogba humbet sezonin

Më: 22 prill 2022 Në ora: 14:28
Pogba humbet sezonin

Futbollisti Paul Pogba ka humbur sezonin me Manchester Unitedin si pasojë e një lëndimi.

Thuhet se lojtari u lëndua gjatë ndeshjes derbi ndaj Liverpoolit, që u mposht me rezultat 4-0.

Sipas B/R Sport, Pogba nuk ka gjasa që të luajë përsëri këtë sezon.

Ndeshja ndaj Liverpoolit mund të jetë e fundit për francezin me “Djajtë e Kuq”, i cili pritet të largohet nga “Old Trafford” në fund të sezonit.

Kontrata e 28-vjeçarit skadon pikërisht në verën e këtij viti, me palët që nuk janë të interesuara për vazhdim të bashkëpunimit.

Raportohet se francezi ka arritur tashmë marrëveshje me klubin francez PSG-në, me një kontratë katërvjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat