Pioli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Lazion

Futboll

Pioli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Lazion

Më: 22 prill 2022 Në ora: 15:59
Pioli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Lazion

Sulmuesi i Milanit, Ante Rebic do të jetë i disponueshëm kundër Lazios të dielën, ndërsa Zlatan Ibrahimovic sot është stërvitur pjesërisht me pjesën tjetër të skuadrës.

Kuqezinjtë po përgatiten për ndeshjen e tyre të ardhshme në Serie A kundër Lazios.

Ata kanë pasur vështirësi para portës gjatë javëve të fundit, duke shënuar vetëm dy herë në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat (të dyja në ndeshjen e tyre në shtëpi kundër Genoas), përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Stefano Pioli do të ketë më shumë opsione përpara të dielën pasi Rebic u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës sot dhe do të jetë i disponueshëm kundër Lazios pas dy ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat