“Der Klassiker” e 133-të, publikohen formacionet zyrtare të Bayernit dhe Dortmundit

Futboll

“Der Klassiker” e 133-të, publikohen formacionet zyrtare të Bayernit dhe Dortmundit

Më: 23 prill 2022 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 18:30, do të zhvillohet “Der Klassiker” i 133-të në histori, ku në stadiumin “Allianz Arena” do të takohen kampioni aktual gjerman Bayern Munich dhe skuadra e Borussia Dortmundit.

Të dy skuadrat arkëtuan pikët e plota në ndeshjet e tyre të fundit, ku Bayerni e mposhti me rezultat 3:0 Arminia Bielefeldin, kurse Dortmundi e shkatërroi 6:1 Wolfsburgun.

Momentalisht, Bayerni zë vendin e parë në tabelë me gjithsej 72 pikë, krahas Dortmundit që renditet në vendin e dytë me 63 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Bayernin nuk do të paraqiten Sarr dhe Tolisso, kurse te Dortmundi mungojnë Dahoud, Hazard, Hummels, Kobel, Malen, Meunier, Morey Bauza, Reyna, Schmelzer, Tigges dhe Witsel.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Upamecano, Hernandez, Davies; Kimmich, Goretzka; Coman, Muller, Gnabry; Lewandowski

Borussia Dortmund (3-4-2-1): Hitz; Can, Akanji, Zagadou; Wolf, Brandt, Bellingham, Guerreiro; Reinier, Reus; Haaland

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat