Bytyqi i jashtëzakonshëm

Futboll

Bytyqi i jashtëzakonshëm

Më: 24 prill 2022 Në ora: 17:45
Bytyqi i jashtëzakonshëm

Konyaspori ka triumfuar me rezultat 3-2 si mysafir i Yeni Malatyaspor në kuadër të javës së 34-të në Superligën e Turqisë.

Zymer Bytyqi ishte padyshim heroi i Konyaspori, pasi me dy asistimet e tij, i siguroi skuadrës së tij tre pikë të rëndësishme.

Derisa skuadra e reprezentuesit të Kosovës po fitonte 1-0, ai asisoi për Kokan, që realizoi për 2-0 në minutën e 37-të.

Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë, pasi lojtarët e Yeni Malatyaspor shënuan dy herë.

Mirëpo, Bytyqi ishte sërish në listën e asistuesëve, tani për Nejc Skubic (59’), e në fund triumfuan 3-2.

Me këto dy asistime, lojtari ynë tani ka gjashtë gola dhe tetë asistime, duke kaluar nëpër një formë fantastike në këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat