Notat dhe vlerësimet e “Eurosport” për Bajramin dhe Asllanin

Futboll

Notat dhe vlerësimet e “Eurosport” për Bajramin dhe Asllanin

Më: 24 prill 2022 Në ora: 18:43
Notat dhe vlerësimet e “Eurosport” për Bajramin dhe Asllanin

Empoli i shqiptarëve ka dhuruar një tjetër ndeshje për t’u mbajtur mend në Serinë A, pasi në vetëm 7 minuta ia doli të përmbyste një ndeshje ndaj Napolit nga 0-2 në 3-2. Dhe protagonistë ishin pikërisht futbollistët shqiptarë, që kanë marrë vlerësime të larta për atë që treguan në këtë sfidë.

Në portalin e “Eurosport” ka pasur vlerësime edhe për Kristjan Asllanin, i cili ishte titullar në këtë duel, për t’u zëvendësuar në minutën e 70.

“Ndeshje shumë e mirë edhe e tija në rolin e regjisorit. I afrohet golit dhe luan me personalitet, sidomos në pjesën e parë të lojës, ku Napoli përtej rezultatit vuan shumë”, shkruan portali i njohur duke i vendosur notën 6,5 Asllanit.

Por protagonisti i vërtetë i sfidës ndaj napolitanëve ishte Nedim Bajrami, i cili ka gisht në dy prej golave të shënuar nga skuadra e Empolit në këtë duel.

“Hyrja e tij në fushë ndryshon ndeshjen, me dy aksionet e tij vendimtare që çojnë te goli”, shkruan “Eurosport” që i vendos notën 7 fantazistit të përfaqësueses shqiptare për këtë duel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat