E thotë drejtori i Dortmund: Nuk na befason transferimi i Haaland në Premier League

Futboll

E thotë drejtori i Dortmund: Nuk na befason transferimi i Haaland në Premier League

Më: 24 prill 2022 Në ora: 19:57
Erling Haaland

Duket se edhe krerët e Borussia Dortmund janë pajtuar për largimin e Erling Haaland në drejtim të Premier League.

Manchester City thuhet se i ka propozuar një kontratë sulmuesit norvegjez, sipas së cilës ai pritet të fitojë rreth 500 mijë funte në javë.

Lidhur me të gjitha spekulimet është pyetur edhe drejtori sportiv i Dortmund, Michael Zorc.

“Kjo nuk do të na vinte si befasi”, ka thënë Zorc, i pyetur për transferimin e mundshëm të Haaland në Premier League.

Manchester City është duke e monitoruar situatën e lojtarit qysh nga vera e kaluar.

Duket se ‘Citizens’ tani kanë fituar garën me Real Madrid për shërbimet e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat