Vinicius Tobias, adoleshenti që pritet ta pushtojë skenën te Real Madridi

Futboll

Vinicius Tobias, adoleshenti që pritet ta pushtojë skenën te Real Madridi

Më: 26 prill 2022 Në ora: 16:01
Vinicius Tobias, adoleshenti që pritet ta pushtojë skenën te Real Madridi

Dani Alves, Cafu, Carlos Alberto janë vetëm disa nga emrat e mëdhenj të futbollit botëror. E kur bëhet fjalë për prodhimin e mbrojtësve të krahut të djathtë me cilësi të larta, atëherë pak shtete e bëjnë këtë më mirë se Brazili.

Megjithatë, viteve të fundit kanë munguar lojtarë të këtij niveli, aq sa edhe pse është më pak se një muaj larg ditëlindjes së tij të 39-të, Dani Alves pritet të jetë titullar te Kombëtarja e Brazilit në Kupën e Botës 2022.

Por kush do ta zë vendin e yllit të Barcelonës kur ai përfundimisht do t’i “var këpucët’? Ky është Vinicius Tobias, i cili prej disa vitesh në vendlindjen e tij luante në radhët e Internacionalit.

18-vjeçari, i cili më 1 prill përfundoi një transferim te Real Madridi, u shfaq në radarët e tifozëve brazilianë pasi ndihmoi ekipin kombëtar U-15 të fitonin kampionatin e Amerikës së Jugut në vitin 2019, e ku Vinicius kishte shënuar golin e fitores në finale ndaj Argjentinës.

Që atëherë, ai është krahasuar me Trent Alexander-Arnold, sepse, ashtu si ylli i Liverpoolit, ai e filloi karrierën si mesfushor qendror, e që më pas është transferuar në krah, por ka qenë në gjendje të ruajë aftësitë e tij për të qenë kreativ në lojë.

Reali ka nevojë më shumë se kurrë për një lojtar të tillë brenda ekipit, me Dani Carvajal që ka munguar ndonjëherë këtë edicion, e veçanërisht në Ligën e Kampionëve, ndërsa dyshja e gjithanshme Nacho dhe Lucas Vazquez nuk janë mbrojtës të djathtë të natyrshëm, pavarësisht se të dy kanë luajtur në këtë rol kur Carvajal ka munguar.

Prandaj, Vinicius ka një mundësi të madhe për të pasur një rol titullari në ‘Santiago Bernabeu’ në vitet në vijim.

Sidoqoftë, rruga e tij për në kryeqytetin spanjoll nuk ka qenë e lehtë. Ai në moshën 12-vjeç u detyrua të linte shtëpinë e tij në Sao Paulo dhe të lëvizte mbi 1,100 kilometra  në jug përgjatë bregut lindor të Brazilit në Porto Alegre, ku ishte regjistruar në akademinë e Internacionalit.

Ai ra në sy të skautëve të klubit me aftësinë e tij për të përballur kundërshtarët dhe për ta pastruar zonën e penalltisë si dhe vizionin e tij për lojën dhe tendencën për të gjetur gjithmonë shokët e skuadrës me pasimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat