Kosova U17 mposhtet edhe nga Polonia

Futboll

Kosova U17 mposhtet edhe nga Polonia

Më: 26 prill 2022 Në ora: 17:25
Kosova U17 mposhtet edhe nga Polonia

Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Polonisë në kuadër të grupmoshave U17, e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro 2022 U17.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, “Dardanët” e rinj janë mposhtur si mysafirë me rezultat të ngushtë 2:1.

Fillimisht, rezultati i pari e zhbllokoi sulmuesi i Hannoverit, Elton Krasniqi, i cili kalon Kosovën në epërsi prej 1:0 në minutën e 30’.

Golin e barazimit për Poloninë e shënoi Kacper Smiglewski, i cili shënon në minutën e 59’ për 1:1, kurse golin e tre pikëve për polakët dhe të fundit të ndeshjes e shënoi Kacper Terlecki, i cili në minutën e 85’ ia siguron kombëtares së tij fitoren me rezultat final 2:1.

Me pikët e reja, Polonia ngjitet në vendin e dytë në Grupin 6 në kuotën e gjashtë pikëve, krahas Kosovës që zë vendin e fundit në tabelë me asnjë pikë të arkëtuar.

Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Polonisë U17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat