Lewandowski vendos të largohet nga Bayerni

Futboll

Lewandowski vendos të largohet nga Bayerni

Më: 27 prill 2022 Në ora: 11:59
Lewandowski vendos të largohet nga Bayerni

Robert Lewandowski po bëhet gati për një kapitull të ri në karrierën e tij. Sipas gazetës gjermane “Bild”, menaxheri i futbollistit, Pini Zahavi, do të takohet në orët e ardhshme me drejtuesit e klubit bavarez, siç ishte planifikuar tashmë, për të diskutuar për të ardhmen e polakut. Synimi është largimi i sulmuesit këtë verë, edhe pse ka edhe një vit kontratë me kampionët e Bundesligës.

Mirëpo kupola drejtuese e Bayernit nuk dëshiron ta lëshojë golashënuesin më të mirë të Bundesligës. Drejtori sportiv i klubit, Hasan Salihamidxhiq, në një intervistë për “Sky” u shpreh: “Largimi i Lewandowski këtë verë nuk është opsion.

Ai ka kontratë deri në vitin 2023. Së shpejti do të kemi bisedime dhe do të shohim se si do të zhvillohen dhe si të veprojmë më pas. Ne duam që ai të qëndrojë.” Ai madje siguroi se Bayerni do të refuzonte një ofertë nga Barcelona prej 50 milionë eurosh.

Megjithatë, lojtari dëshiron me çdo kusht të nisë një aventurë të re futbolli, pasi mendon se e ka mbyllur ciklin te bavarezët. Përveç kësaj, “Bild” shkruan se Lewa nuk ka marrëdhënie të mira as me bordin, as me trajnerin.

Pesë ditë më parë, presidenti i Barçës, Laporta, e vuri fokusin te sulmuesi.

“Ky ka më shumë mundësi për të ardhur…”, pohoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat