Lajmërohet lojtari i Kosovës pas arrestit kardiak, tregon gjendjen e tij 

Futboll

Lajmërohet lojtari i Kosovës pas arrestit kardiak, tregon gjendjen e tij 

Nga: K.G. Më: 27 prill 2022 Në ora: 13:31
Alban Rexhepi

Futbollisti i Vllaznisë së Pozhoranit, Alban Rexhepi, të dielën që e lamë pas pësoi arrest kardiak dhe me urgjencë u dërgua në spital. 

Ai pas këtij rastit lajmërohet dhe tregon për gjendjen e tij shendetësore.

“Duke pas parasysh interesimin e madh nga ana juaj për shëndetin tim, dua t’ju  njoftoj se tani gjendja ime është stabile dhe kam filluar ta marrë veten. 

Në pamundësi për t’ ju falënderuar të gjithëve veç e veç,   me anë të këtij shkrimi ju falënderoj gjithsecilin nga ju për përkrahjen morale që me keni dhënë gjatë këtyre ditëve.

Me ndihmën e Zotit dhe intervenimin e shpejtë të ekipeve mjekësore si në Gjilan ashtu dhe ne QKUK- Prishtinë e kalova edhe këtë sfidë”, ka shkruar Rexhepi9 në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat