Historia e çuditshme e lojtarit

Futboll

Historia e çuditshme e lojtarit

Më: 27 prill 2022 Në ora: 16:21
Historia e çuditshme e lojtarit

Rrogat e futbollistëve të skuadrave të mëdha dhe jo vetëm janë shumë më të larta se mesatarja. Dhe ka nga ata që në një javë fitojnë sa një njeri me një punë “normale” do të arrinte të fitonte në një dekadë.

Ky është rasti i Riyad Mahrez, i cili fiton mbi 200 mijë euro në javë nga kontrata që ka me Manchester City-n. Mjaftueshëm para për të mos e vënë re se dikush po e mashtronte.

Dhe gjithçka sepse, siç ka shpjeguar The Sun, keqbërësi ka menduar se me shpenzime jo shumë të kushtueshme askush, as futbollisti dhe banka e tij, nuk do ta kishin vënë re. Dhe, për pak kohë, ai ka patur të drejtë.

Megjithatë, në fund, dikush e ka vënë re dhe tani Sharif Mohamed është dënuar me tre vite e tetë muaj burg. Është akuzuar se ka shpenzuar mbi 200 mijë euro duke përdorur një kartë krediti me emrin e futbollistit të Manfchester City-t.

Praktikisht një javë nga rroga e Mahrez. Mashtrimi, ka shpjeguar e përditshmja angleze, ka ndodhur në 2017-ën, kur algjeriani ishte akoma te Leicester-i.

Mashtruesi i ka telefonuar bankës së futbollistit dhe është shtirur si ai, duke marrë një kartë të re krediti. Për të mos ngritur asnjë dyshim, ka menduar të shkojë t’i tërheqë paratë jo në një bankomat të Londrës, por ka udhëtuar deri në Leicester.

Dhe për pesë javë gjithçka ka shkuar shumë mirë, me keqbërësin që ka shijuar jetën e bukur, Mes shpenzimeve të bëra në atë periudhë rezultojnë udhëtime në Ibiza me qëndrime në hotele luksoze, blerje në dyqane veshjesh, por edhe dreka në fast food, shkruan Telesporti.

Dhe fakti që është dashur kaq shumë për të zbuluar gjithçka, ka habirut Mick Neville, ish-agjent i policisë metropolitane londineze:

“Gjëja absurde është se dikush mund të shpenzojë 175 mijë sterlina me një kartë krediti dhe personi i mashtruar të mos e kuptojë. Pse një lojtar i nivelit ndërkombëtar duhet t’i shpenzojë paratë e tij në fast food? Bankat e vënë re menjëherë zakonisht nëse ndonjë shpenzim është i dyshimtë, por shumat mund të kenë qenë aq të ulëta, sa askush nuk i ka vënë re”.

Me pak fjalë, plani i Sharif Mohamed ka qenë pothuajse perfekt. Dhe ndoshta Mahrez nuk do të zemërohet shumë se ka humbur një javë rrogë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat