Zikaltërit në kërkim të fitores për kreun, vetëm Gjimshiti në fushë në lojën e shqiptarëve

Futboll

Zikaltërit në kërkim të fitores për kreun, vetëm Gjimshiti në fushë në lojën e shqiptarëve

Më: 27 prill 2022 Në ora: 19:33
Zikaltërit në kërkim të fitores për kreun, vetëm Gjimshiti në fushë në lojën e shqiptarëve

Interi luan sot sfidën e prapambetur kundër Bolonjës në stadiumin “Dall’Ara”, në një ndeshje ku synojnë 3-pikët dhe kreun e renditjes.

Tekniku Simone Inzagi shpreson te lojtari i momentit te zikaltërit, Lautaro Martinez për ta zgjidhur sfidën, me argjentinasin që mbështetet në majën e sulmit nga Korrea në kërkim të një goli të shpejt. Radu e nis si titullar në portë pas dëmtimit të Handanoviç.

Bolonja nga krahu tjetër do të shpresojë në surprizën e madhe e udhëhequr nga ishi i sfidës Arnautoviç.

Atalanta e Gjimshitit përballet me skuadrën e Torinos ku aktivizohet portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, me gardianin kuqezi që e nis nga stoli sidën, në një ndeshje ku Atalanta shpreson te pikët për një vend në kupat e europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat