Agjenti i Radu: E mori vesh një orë para se do luante

Futboll

Agjenti i Radu: E mori vesh një orë para se do luante

Më: 28 prill 2022 Në ora: 12:42
Agjenti i Radu: E mori vesh një orë para se do luante

Luajti takimin e parë sezonal me Interin në Serie A në humbjen 2-1 ndaj Bolognas, rezultat që ka komplikuar shumë objektivin e djemve të Simone Inzaghit për të mbrojtur titullin kampion.

Portieri rumun i dhuroi një “asist” Milanit me gafën e kryer nëntë minuta nga fundi. Nicola Sansone dërgoi topin në rrjetë dhe nisi festën me shokët e skuadrës, që pas Milanin dhe Juventusit frenuan edhe zikaltrit.

Radu është mbushur plot kritika, gabimi i tij mund t’i kushtojë titullin Interit, teksa 24-vjeçarit rumun i ka dalë në mbrojtje agjenti Oscar Damiani, i cili tha këto fjalë për TMW.

“Edhe më të mirët gabojnë. Gaboi Donnarumma te PSG, Buffon me Parmën. Fakti që nuk luan pothuajse kurrë nuk e ndihmon aspak, një portier ka nevojë për besim.

Radu e mori vesh një orë përpara se do të ishte titullar, mos kujtoni se e kishte kaq të thjeshtë. Gabimi mbetet, por ai është i fortë, ka shumë karakter. Nuk luante prej dy vitesh, kështu që ndodh të gabosh.

Udinese? Nëse do zgjidhet të luajë Ionut do të jetë gati. Vlera e tij nuk ndikohet nga gabimi ndaj Bolognas. Radu do të ngrohet së shpejti”, deklaroi menaxheri i “gardianit” të Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat