Interi merr një lajm të keq

Futboll

Interi merr një lajm të keq

Më: 29 prill 2022 Në ora: 11:10
Interi merr një lajm të keq

Si të mos mjaftonte humbja me Bolognën, që ka lënë fatin e titullit në duart e Milanit, Interin e pret në fundjavë një tjetër transfertë e komplikuar si ajo ndaj Udineses, që vetëm dje triumfoi me rezultatin e thellë 0-4 ndaj Fiorentinës.

Trajneri Simone Inzaghi do të duhet t’u ngrejë moralin shpejt të tijve, për të përgatitur transfertën friuliane, por në të njëjtën kohë duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesat, pasi dy prej titullarëve janë thuajse të konfirmuar.

Kështu Hakan Calhanoglu ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit, teksa lajme të këqija vijnë nga infermieria edhe për mbrojtësin Alessandro Bastoni, situata e të cilit do të mbahet në monitorim, me shpresën që të rikuperohet për finalen e Kupës së Italisë.

Në dyshim është edhe kapiteni Samir Handanovic, me të cilin fizio-terapistët po punojnë që ta rikuperojnë sa më shpejt, aq më tepër pas gabimit të rëndë që bëri Ionut Radu ndaj Bolognës, duke u dhuruar tre pikët emilianëve.

Zikaltrit janë të “dënuar” të fitojnë të katër ndeshjet e mbetura, me shpresën që Milani të mos arrijë të marrë më shumë se 9 pikë në sfidat e veta, për të festuar titullin e dytë kampion radhazi dhe të 20-in në histori..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat