Lazio interesohet për mesfushorin e Chelseas

Futboll

Lazio interesohet për mesfushorin e Chelseas

Më: 29 prill 2022 Në ora: 22:35
Loftus-Cheek

Lazio kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Chelsea, Ruben Loftus-Cheek.

Loftus-Cheek po kalon në një sezon fenomenal te ‘Blutë e Londrës’, andaj Lazio kanë shfaqur interesim për transferimin e anglezit.

Sipas ‘Corriere dello Sport’ Lazio janë duke e shqyrtuar lëvizjen e mesfushorit të Chelseat.

Loftus-Cheek ka punuar edhe më parë nën drejtimin e Maurizio Sarri në ‘Stamford Bridge’ në sezonin 2018-19 dhe mund të bashkohet me të përsëri, por këtë herë në Seria A.

Lazio e shohin anglezin si një zëvendësues të mundshëm të Sergej Milinkovic-Savic, i cili është i lidhur me një transferim drejt Man United apo PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat